Showtime

Azet: Askund nuk e ndjej veten më mirë se në Prishtinë

08/07/2022 07:55
nga:G B

Këngëtari i njohur shqiptar që e zhvillon karrierën e tij edhe  në Gjermani, Azet është njëri prej performuesve në festivalin e njohur ndërkombëtarisht Sunny Hill.

Azeti në një intervistë të shkurtër për Klan Kosovën është shprehur se është shumë i lumtur që është në Prishtinë dhe që po merr pjesë në këtë festival.

“Ne në Prishtinë jemi me krejt grupin, askund nuk e ndjejmë veten më mirë se në këtë vend”, u shpreh ai.

Sonte është nata e tretë e këtij festivali, ku po performojnë artistë të njohur si vendorë, ashtu edhe ndërkombëtarë.

Kujtojmë se festivali Sunny Hill po mbahet në Parkun e Gërmisë dhe do të zgjasë katër ditë nga 4 gushti e deri më 7 gusht.