Sporti

Chelsea shumë afër transferimit të Frenkie De Jong

08/06/2022 10:39
nga:E K

Frenkie De Jong është i lidhur ngushtë me një largim nga Barcelona tash e sa kohë.

Manchester United ishte emri më i lakuar nga mediat si destinacioni i rradhës i holandezit, megjithatë rivali anglez, Chelsea tani është më pranë sigurimit të kartonit të tij, shkruan GazetaBlic Sport.

Sipas gazetarit të njohur, Gerard Romero, Chelsea është shumë afër arritjes së marrëveshjes me Barcelonën për Frenkie De Jong.

Barcelona në anën tjetër ka arritur marrëveshje personale me Bernardo Silvan për afrimin e tij në “Camp Nou”.

/GazetaBlic Sport/