Sporti

Maguire me fjalë të mëdha për Cristiano Ronaldon

08/05/2022 19:03
nga:Mergim Rreci

Pak para fillimit të sezonit, Harry Maguire dha një intervistë për Sky Sports. I pyetur për Cristiano Ronaldon, kapiteni i Manchester United la lëvdata të mëdha për sulmuesin 37-vjeçar.

“Çfarë i sjell Ronaldo ekipit? gola! Përveç kësaj, ai është një lojtar i shkëlqyer dhe ka një karakter të madh. E di se si është të jesh objekt i shumë spekulimeve të shtypit, por ai merr shumë prej tyre me vete dhe gjithçka që bën shqyrtohet në një nivel… Por kjo është ajo që ndodh kur luan për një klub të kësaj madhësie. Tani, kur gjërat shkojnë mirë, edhe ju vlerësoheni shumë. Është futbolli, sporti që kemi zgjedhur, por padyshim që ka një vijë që nuk duhet kaluar”, tha ai, përcjell GazetaBlic Sport.

Kujtojmë se Cristiano Ronaldo u përfshi në një polemikë, pasi ishte i vendosur të largohej nga Manchester United për shkak të mungesës së Champions League.

Megjithatë, kapiteni i Kombëtares është gati për debutimin e tij në Premierligë, këtë të dielë, ndaj Brighton.

/GazetaBlic Sport/