Lajme

E akuzoi si fashist, Berisha: Richard Grenell e ka personale me Albin Kurtin

08/05/2022 18:19
nga:Astrit Gashi

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, mori në mbrojtje kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin, pas deklaratës së republikanit amerikan, Richard Grenell, i cili Kurtin e quajti fashist, pas vendimit të tij për reciprocitetin.

Deklaratat e Grenellit Berisha i cilësoi si qëndrim të tij personal ndaj Kurtit.

“Ka një problem të njohur midis Albin Kurtit dhe Grenellit. Nuk i di hollësitë. Albin Kurti nuk është fashist. Nëse Edi Rama është sjellë si vasal i Vuqiçit, unë jam rreshtuar në krahun e qeverisë së Kosovës, ashtu si edhe komuniteti ndërkombëtar. Unë e kam mbështetur marrëveshjen e Shtëpisë së Bardhë, që nuk i zgjidhte të gjitha problemet, por mund të ndikonte pozitivisht për marrëveshjen përfundimtare”, tha Berisha. (A2CNN)