Sporti

Donnarumma e fiton epitetin e titullarit, kjo pritet të jetë skuadra e re e Keylor Navas

08/05/2022 15:54
nga:Mergim Rreci

Keylor Navas, portieri 36-vjeçar nga Kosta Rika, pritet të largohet nga PSG.

Ai është në radarin e italianëve te Napolit, sipas Football Italia, pas ecurisë së ngadaltë të negociatave me Chelsean për Kepa Arrizabalaga, përcjell GazetaBlic Sport.

Sezonin e kaluar, Navas humbi epitetin e titullarit nga Donnarumma dhe largimi i tij është skenari më i mundshëm, pasi tashmë është bërë publik lajmi se trajneri i PSG-së, Christophe Galtier do të ketë informuar Luís Campos, këshilltarin e futbollit për skuadrën e Parisit, për të gjetur një skuadër të re për Navasin.