Sporti

Klopp vlerëson lartë transferimet e reja: Kanë shtuar cilësinë e skuadrës

08/05/2022 14:58
nga:E K

Trajneri i Liverpool-it, Jurgen Klopp këtë të premte vlerësoi Darwinin, Diogo Jota-n dhe Fabio Carvalho-n.

Klopp pati fjalë të mira për transferimet e reja duke thënë se kanë shtuar cilësi në skuadër, shkruan GazetaBlic Sport.

“Darvini është gati. Duhet pak kohë për t’u përshtatur me shumë gjëra, por është një ndihmë e madhe. Darvini është mirë, por kjo nuk do të thotë se ai është titullar. Ai pati një para-sezon të mirë. Ai tha se ishte nervoz, por kjo është normale. Përshtatja e tij ka qenë e shpejtë dhe ai ndihet si në shtëpinë e tij”, tha trajneri në një konferencë për shtyp.

Trajneri gjerman ka analizuar edhe përforcimin Fabio Carvalho.

“Ai është një lojtar i madh, një talent i madh. Do të jetë shumë e rëndësishme për ne. Ai është gati si Harvey Elliot. Kjo është e mrekullueshme. Ne të gjithë kemi nevojë për fat në jetë me lëndime, por ai do të jetë një lojtar i madh për Liverpool-in”, vazhdoi gjermani.

Klopp theksoi nivelin e Diego Jota.

“Top, top, top. Ai ka një angazhim të madh për klubin, por ai nuk është ende në nivelin e tij të lartë”, përfundoi Klopp.

/GazetaBlic Sport/