Arbnor Muja është bërë edhe zyrtarisht pjesë e skuadrës belge, Royal Antwerp.
Pas ballafaqimit në garat evropiane ku Drita u eliminua nga Antwerp këta të fundit nisën procedurat për ta transferuar sulmuesin mitrovicas pas paraqitjeve të tij të mira, përcjell GazetaBlic Sport.
Klubi belg përmes Tëitter i ka uruar mirëseardhje sulmuesit kosovar.
“23-vjeçari Muja vjen nga FC Drita. Tashmë e njohim mirë atë klub pas përballjes së dyfishtë në raundin e dytë kualifikues të Ligës së Konferencës”.
“Arbnor Muja është një sulmues/anësor i gjithanshëm. Kontrata është 3-vjeçare, me opsion për një sezon shtesë. Muja do të luajë me numrin 11”, thuhet në njoftim.
Arbnor Muja is a Red! ?? ?⚪ #WelcomeMuja #RAFC pic.twitter.com/lLajuyx4pw
— Royal Antwerp FC (@official_rafc) August 5, 2022


