Sporti

Klopp: Nuk mund t’i zgjidhim problemet me transferime, do shohim deri në fund – merkato është akoma e hapur

08/05/2022 12:36
nga:E K

Jurgen Klopp ka komentuar mbi transferimet e Liverpoolit gjatë verës.

Pak para fillimit të sezonit të ri të Premierligës, skuadra e drejtuar nga gjermani po ballafaqohet me lëndime të lojtarëve, megjithatë sipas tij transferimet e reja nuk do i zgjidhin këto probleme, shkruan GazetaBlic Sport.

“Kemi shumë lëndime, kjo është e vërtetë, por për momentin asgjë nuk ka ndryshuar. Nuk mund t’i zgjidhim problemet që kemi me një transferim”.Për momentin nuk ka kuptim për ne. Por merkato e transferimeve është ende e hapur dhe do të shohim”, tha Jurgen Klopp.