Napoli po punon për të sjell në ekip një portier cilësor.
Pas interesimit të italianëve për Kepa Arrizabalagan, objektiv i tyre i ri është edhe Keylor Navas, shkruan GazetaBlic Sport.
Në skuadër do të ketë vend vetëm për njërin nga ta, pasi, siç dihet, të dy portierët vijnë pas mungesës së minutave në klubet respektive dhe nuk do të pranonin ndonjë variant që të mbesin sërish në pankinë.
Për Kepan raportohet se janë hapur bisedimet mes klubeve, kurse raportime të tilla nuk ka edhe për Keylor Navasin.
/GazetaBlic Sport/


