Lajme

Tragjedi në Itali: Shqiptarja, nënë e tre fëmijëve bie nga ballkoni

08/04/2022 22:32
nga:G B

Një grua shqiptare 43-vjeçare ka ndërruar jetë pasi ka rënë nga ballkoni i shtëpisë. Tragjedia ka ndodhur të mërkurën e 3 Gushtit në një pallat në Rovato.

Gruaja banonte në një apartament në katin e dytë. Në vendin e ngjarjes shkuan menjëherë urgjenca dhe policia, por fatkeqësisht ishte shumë vonë për të ndërhyrë.

Deri më tani janë të paqarta rrethanat e kësaj ngjarje. Policia ka nisur hetimet. 43-vjeçarja ishte nënë e 3 fëmijëve.