Deputeti i VV-së, Mefail Bajqinovci, ka thënë se në këtë sesion janë miratuar 105 ligje, nga të cilat 18 kanë qenë marrëveshje ndërkombëtare, raporton Gazeta Blic.
Ai ka thënë se ky është një rekord pozitiv përsa i përket efikasitetit të kësaj legjislature, që i ka tejkaluar për nga numri i ligjeve të miratuara legjislaturen e viteve 2017-2019.
Postimi i tij i plotë:
Të nderuar qytetarë,
Sot e përfunduam sesionin pranveror të punës së Kuvendit të Republikës së Kosovës.
Plot 105 ligje i kemi miratuar brenda kësaj kohe (17.01-04.08.2022) nga të cilat 18 kanë qenë marrëveshje ndërkombëtare.
Ky është një rekord pozitiv përsa i përket efikasitetit të kësaj legjislature, që i ka tejkaluar për nga numri i ligjeve të miratuara legjislaturen e viteve 2017-2019.
Ky është një sukses i yni i përbashkët që e kemi arritur duke qenë në nivel të detyrës dhe kështu me përgjegjësi do të vazhdojmë gjatë tërë mandatit.
Ju faleminderit e na presin edhe shumë punë të mira përpara!


