Sporti

Shamrock Rovers – Shkupi, formacionet zyrtare

08/04/2022 19:34
nga:Mergim Rreci

Skuadra shqiptare nga Maqedonia e Veriut, FC Shkupi do të përballet sot me skuadrën e Shamrock Rovers, në Irlandë.

Shkupianët deri më tani garonin për t’u kualifikuar në Champions League, por ishte Dinamo Zagreb që e eliminoi në raundin e dytë skuadrën shqiptare, e cila tashmë rrugën e vazhdon në Europa League, shkruan GazetaBlic Sport.

Shamrock Rovers njihen si skuadër me jo pak eksperiencë në kësolloj garash, teksa kanë 76 ndeshje të luajtura në Evropë.

Janë mësuar formacionet zyrtare për ndeshjen që zhvillohet në ora 21:00.