Sporti

Ballkani përballet me Klaksvikun, ka numër të mrekullueshëm të golave të shënuar në ndeshjet evropiane

08/04/2022 16:17
nga:Mergim Rreci

Ballkani vazhdon aventurën në garat evropiane.

Kampioni i Kosovës do të luajë sot një ndeshje të rëndësishme ndaj skuadrës nga Ishujt Faroe, Klasvik, shkruan GazetaBlic Sport.

Ndeshja e parë mes këtyre dy skuadrave e vlefshme për xhiron e 3’të të Europa Conference League zhvillohet në “Fadil Vokrri” me fillim nga ora 20:00.

Skuadra kosovare ka shënuar 11 gola në 4 ndeshje evropiane deri më tash, një ndaj Zalgiris në kualifikueset e Ligës së Kampionëve, kurse 10 në dy ndeshjet ndaj La Fiortias, që nuk ishte një kundërshtar i nivelit të lartë.

Kurse, ka pranuar dy gola, pikërisht ndaj Zalgiris, skuadër kjo që e realizoi një gol në barazimin 1 me 1, në Prishtinë, si dhe një tjetër në fitoren 1 me 0, fitore kjo që i dha edhe kualifikimin tutje.

Mbetet të shihet se si do të rrjedhin gjërat në dy takimet.

/GazetaBlic Sport/