Sporti

Ballkani – Klaksvik, në këtë kanal kosovar mund ta shikoni ndeshjen

08/04/2022 15:59
nga:Mergim Rreci

Ballkani e zhvillon sot ndeshjen e parë ndaj kundërshtarit nga Ishujt Faroe, Klaksvik.

Skuadra kosovare kërkon kalimin në ‘Play-off’ të Conference League, me skuadrën e Ilir Dajës që duket shumë e përgatitur për takimin e parë, shkruan GazetaBlic Sport.

Kampioni nga Ishujt Faroe nuk është aspak një skuadër për t’u nënvlerësuar, madje ka eliminuar edhe skuadra si Sutjeska, që është kampion i Malit të Zi.

Ndeshja zhvillohet në ora 20:00 dhe do të transmetohet në Radio Televizionin e Kosovës (RTK).