Sporti

Wijnaldum-Roma gjithçka e kryer, holandezi mund të zbresë ditën e sotme në Itali

08/04/2022 11:05
nga:E K

Georginio Wijnaldum tashmë është lojtar i Romës. Marrëveshja me PSG-në është arritur mes palëve, ku holandezi do të transferohet te “Giallorossi” në formë huazimi.

Blerja përfundimtare e 31-vjeçarit nga skuadra verdhekuqe bëhet nëse holandezi arrin të luajë 50% të ndeshjeve dhe arritja në Champions League.

Ish-lojtari i Liverpoolit mund të zbarkojë në kryeqytet tashmë sot, me një fluturim privat drejt Ciampino.