Pas kritikave ndaj Cristiano Ronaldos për largimin herët nga stadiumi në ndeshjen me Rayo Vallecanon, Erik Ten Hag dha disa lëvdata për yllin portugez.
Në bisedë me Sky Sports, trajneri i ri i Manchester United tha se sulmuesi 37-vjeçar ka një vend në skuadër, por se duhet të rikthehet në formë, përcjell GazetaBlic Sport.
“Po, përshtatet në planet e mia. Si fillim, Ronaldo duhet të jetë në formë. Ai sapo ka nisur, është një lojtar fantastik, e ka dëshmuar shumë herë, por ju gjykoni nga ajo që tregon për momentin dhe si paraqiteni në fushë. Ndaj edhe skuadra edhe Cristiano Ronaldo duhet ta dëshmojnë”, ka shpjeguar timonieri i ri i Djajve të Kuq.
Kujtojmë se Manchester United debutimin e ka të planifikuar për të dielën e ardhshme. Djajtë e kuq mirëpresin Brighton në Old Trafford.
/GazetaBlic Sport/


