Lajme

Vetura godet biçikletën, vdes pesëvjeçari në Mitrovicë

08/03/2022 21:09
nga:Astrit Gashi

Një pesëvjeçar e ka humbur jetën në Mitrovicë, pasi u godit nga vetura.

Viktima ishte duke lëvizur me biçikletë.

Rasti ka ndodhur në rrugën “Shaban Polluzha” në Mitrovicë.

Kështu zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

“Rreth orës 19:00 është raportuar se në rrugën “Shaban Polluzha” Në Mitrovicë, ka ndodhur një aksident trafiku me pasoja fatale. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira, një veturë dhe një biçklist . Si pasojë e aksidentit dhe lëndimeve të pësuara ka humbur jetën viktima-biciklisti i moshes pesë (5) vjeçar”