Sipas Voetbal International, Ajax i ndaloi tifozët të mbanin postera brenda “Johan Cruyff Arena” duke kërkuar fanellat e lojtarëve.
Vendimi lidhet me numrin e madh të kërkesave ndaj të cilave sportistët u janë nënshtruar nga fëmijët, përcjell GazetaBlic Sport.
Në pamundësi për t’iu përgjigjur të gjitha kërkesave, për shkak të kufizimeve në fanellat e disponueshme, lojtarët përfunduan duke u kritikuar dhe konsideruar arrogantë që i lanë tifozët me krahët e shtrirë. Një situatë e tensionuar që kampionët në fuqi holandeze duan ta shmangin.
Një arsye tjetër e përdorur nga zyrtarët e Ajax-it për të justifikuar vendimin para shoqatës së tifozëve është fakti se posterat janë bërë me material të ndezshëm dhe në këtë mënyrë përbëjnë rrezik në rast zjarri në tribuna.
/GazetaBlic Sport/


