Aktualisht 56 vjeç, Romário pohon veten si i vetmi futbollist që ka kaluar barrierën e 1000 golave.
Kur i vari këpucët në vitin 2009 me América do Rio de Janeiro, sulmuesi brazilian pretendon se ka shënuar në 1002 raste, përcjell GazetaBlic Sport.
Në një intervistë për kanalin Papinho, nga youtuberi Casimiro Miguel, Romário është pyetur për mundësinë që Cristiano Ronaldo, aktualisht me 815 gola, të arrijë shifrën e 1 mijë golave dhe është përgjigjur në mënyrë të prerë.
“Është e pamundur të arrijë një mijë gola, sepse nuk ka njeri pranë tij. Nëse do të kishte një Romario me vete, Ronaldo mund të mbërrinte. Është e vërtetë që tashmë ka 800 gola, por është 37 vjeç, nuk do të arrijë dot 1000″, tha ai.


