Sporti

Mbi 12 mijë tifozë në stadium, AIK-Shkëndija, “Ballistët” udhëtojnë në Suedi

08/03/2022 18:40
nga:Mergim Rreci

Shkëndija do të luajë nesër duelin e parë të raundit të tretë në Conference League.

Kuqezinjtë nga Tetova do të sfidojnë AIK-un e Stokholmit të enjtën (19:00).

Tifozët e gjashtë herë kampionëve të Suedisë presin kalimin e ekipit të tyre në “play-off” dhe kanë nxituar të blejnë biletat për përballjen ndaj skuadrës shqiptare që garon në kampionatin e Maqedonisë së Veriut.

Me anë të një postimi në faqen zyrtare, AIK-u njofton se deri tani janë shitur 12 mijë bileta në “Friends Arena”, stadium me kapacitet prej 50 mijë vendesh, numër që pritet të rritet deri nesër.

“Ballistët” pritet të jenë në numër të madh në stadium, poashtu tifozë të tjerë shqiptarë që jetojnë në Suedi.

Ky takim transmetohet në Supersport.