Drejtori i Paris Saint-Germain po monitoron situatën e Bernardo Silvës.
Luís Campos dëshiron ta sjellë portugezin tek skuadra franceze, transmeton GazetaBlic Sport.
Sipas Le10 Sport, edhe pse emri i Bernardo Silvës po lidhet me Barcelonën, klubi spanjoll ende nuk ka arritur ta nënshkruajë atë, pasi dyshohet se ai është i varur nga transferimi i Frenkie de Jong, i cili është duke u negociuar me Manchester United dhe Chelsea.
Luís Campos ka një marrëdhënie të mirë me anësorin portugez dhe agjentin e tij, Jorge Mendes, kështu që ai mund të ketë një avantazh ndaj klubit katalanas.
/GazetaBlic Sport/


