Sporti

Maldini dështoi të transferonte Renato Sanchesin, këto janë dy alternativat e tjera

08/03/2022 17:36
nga:Mergim Rreci

Milan “dështoi” në pistën Renato Sanches, pasi mesfushori portugez zgjodhi kalimit te skuadra e PSG-së.

Në një situatë të tillë, drejtuesit e kuqezinjve kanë menduar për të tjera alternativa për të përforcuar skuadrën, teksa këtë herë kanë hedhur sytë në Premier League.

Për mesfushën në radarët e Maldinit kanë rënë dy lojtarët e Tottenham.

Sipas “Il Corriere della Sera”, Tanguy Ndombele dhe Pape Matar Sarr janë në listën e dëshirave, të cilët janë piketuar nga Milan si të duhurit për t’i transferuar në Serie A.