Lajme

Bajqinovci për Deliqin: Veç Millosheviqi po i mungon Serbisë që të kompletohet udhëheqja kriminale e viteve ’90-ta

08/03/2022 17:15
nga:G B

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci ka reaguar pas zgjedhjes së Bozhidar Deliq nënkryetar i Kuvendit të Serbisë.

Reagimi i tij ka ardhur pasi Deliq ishte komandant i brigadës që kreu krime lufte në Kosovë.

“Komandanti i brigadës që kreu krime lufte në Kosovë zgjidhet nënkryetar i Kuvendit të Serbisë. Veç Millosheviçi po ju mungon edhe po kompletohet udhëheqja kriminale serbe e viteve 90-ta”, ka shkruar ai në Facebook.