Sporti

Zyrtare: UEFA cakton gjyqtarin për Superkupën mes Real Madrid dhe Eintracht Frankfurt

08/03/2022 17:10
nga:Mergim Rreci

UAFA ka caktuar gjyqtarin për Superkupën e Europës mes Real Madridit dhe Eintracht Frankfurt, ndeshje që do të luhet të mërkurën më 10 gusht në Helsinki.

Anglezi Michael Oliver do të jetë në gjyqtari kryesor për të gjykuar Superkupën e Evropës mes Real Madridit, fitues i Ligës së Kampionëve dhe Eintracht Frankfurt, i cili fitoi Europa League, përcjell GazetaBlic Sport.

Në njoftimin e saj për shtyp, UEFA njoftoi gjithashtu futjen për herë të parë të teknologjisë gjysmë automatike jashtë loje gjatë ndeshjes. Kjo risi do të jetë në fuqi gjatë Kupës së Botës në Katar, nga 21 nëntori deri më 18 dhjetor 2022.