Ukraina po tërheq ushtarët pjesëmarrës në misionin paqeruajtës të KFOR-it, njoftoi sot Komanda e Forcave të Bashkuara të Forcave të Armatosura të Ukrainës.
“Në Kosovë, ekziston një kontingjent kombëtar i Forcave të Armatosura të Ukrainës, i cili përbëhet nga 40 ushtarakë”, thuhet në ueb faqen e RBK-Ukrainë.
Në mars, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky nxori një dekret për tërheqjen e forcave paqeruajtëse ukrainase nga të gjitha misionet paqeruajtëse në botë për të mbrojtur vendin pas sulmit rus.


