Lajme

Bislimi tregon se çka foli me ambasadorin Nicholas Abbott

08/03/2022 14:49
nga:N M

Zëvendëskryeministri për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bislimi ka pritur në takim ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Nicholas Abbott, shkruan Gazeta Blic.

Sipas një njoftimi të lëshuar për media, thuhet se temë diskutimi ka qenë situate e krijuar në Veri të Kosovës dhe situatën energjetike.

“Zëvendëskryeministri Bislimi dhe ambasadori Abbott biseduan mbi zhvillimet e ditëve të fundit në veri të Kosovës dhe për vendimin e Qeverisë për shtyrjen me datë 1 shtator 2022, të dy vendimeve mbi regjistrimin e targave në RKS dhe dokumenteve hyrje-dalje, të datës 29 qershor 2022, në koordinim me faktorët ndërkombëtarë amerikanë dhe evropianë”, thuhet në njoftim.

Sipas qeverisë, pjesë e bashkëbisedimit ishte dhe gjendja aktuale botërore energjetike dhe rritja e shpejtë e çmimit të importit të energjisë, ku zëvendëskryeministri Bislimi foli edhe për masat mbështetëse për qytetarët të miratuara nga Qeveria sa i përket emergjencës në furnizimin me energji.

“Këshilli Evropian të marrë vendim meritor për vizat” – Rezoluta 5 pikëshe e AAK-së