Lajme

Shefi i AKI në komision: Gjendja e sigurisë në Kosovë, stabile

08/03/2022 14:23
nga:N M

Kryesueja e Komisionit Parlamentar për Mbikëqyrjen e AKI-së, Ganimete Musliu, tha pas raportimit të drejtorit të AKI-së, Petrit Ajeti në këtë komision, se situata e sugurisë në Kosovë është stabile.

Komisioni për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, ka mbajtur mbledhjen e fundit për sesionin pranveror, me ç’rast për raportim ka qenë edhe drejtori i AKI-së, Petrit Ajeti, tha kryetarja e këtij komisioni, Ganimete Musliu.

Sipas saj, temë diskutimi ishte situata në veri të vendit pas vendimit për reciprocitet me targa, duke thënë se situata atje është stabile.

“Duke pasur parasysh rrethanat në veri për reciprocitet ne si komision e kemi ftuar drejtorin dhe ai iu ka përgjigjur ftesës pozitivisht dhe ka raportuar. Për momentin është se gjendja e sigurisë është stabile në veri dhe organet kompetente janë gjendje gatishmërie që siguria e Kosovës të mos cenohet në asnjë mënyrë. I falënderoj qytetarët serb për bashkëpunimin dhe i inkurajojë të vazhdojnë bashkëpunimin me shtetin e Kosovës dhe të mos bien pre e provokimeve nga Beogradi zyrtar”, ka thënë Musliu.