Lideri i Al Kaedës, Ayman al-Zawahiri është vrarë nga një sulm ajror amerikan në Afganistan, ka konfirmuar presidenti amerikan Joe Biden.
Duke iu drejtuar kombit nga ballkoni jashtë dhomës blu të Shtëpisë së Bardhë, Biden tha se “drejtësia u vendos” pasi autorizoi sulmin që vrau njeriun që ishte një nga organizatorët e sulmeve terroriste të 11 shtatorit, shkruan Skynews.
“Ky lider terrorist nuk është më,” shtoi Biden, përpara se të shprehte shpresën se vrasja e tij do të sjellë ngushëllim për familjet e rreth 3000 njerëzve që vdiqën në sulmet e 11 shtatorit 2001.
Biden shtoi se Afganistani “nuk do të bëhet më kurrë një strehë e sigurt e terroristëve” pasi sulmi u krye gati një vit pasi trupat amerikane u tërhoqën nga vendi.


