Aventura e Lenos në Arsenal po shkon drejt fundit.
Portieri gjerman humbi vendin e titullarit te Gunners pas ardhjes së Aaron Ramsdale, kurse sezonin e ri pritet të luajë në Fulham, shkruan GazetaBlic Sport.
Fabrizio Romano bënë të ditur se marrëveshja për një lëvizje të tillë është arritur.
Leno do të nënshkruajë marrëveshje të vlefshme deri në vitin 2025, ndërsa Arsenal pritet të fitojë 8 milionë funte nga kjo marrëveshje.
/GazetaBlic Sport.


