Dumfries ka ngjallur interesimin e madh të Chelsea pas paraqitjeve të mira me Interin.
26-vjeçari që mbërriti te Interi sezonin që lamë pas për 13.7 milionë euro, nga PSV Eindhoven, ka qenë një nga figurat kyçe deri tani në mbrojtjen e kampionit aktual të Italisë, përcjell GazetaBlic Sport.
Blutë raportohet që i kanë ofruar Interit 25 milionë euro plus bonuse ofertë që u refuzua menjëherë.
“Nerazzurët” kërkojnë të përfitojnë nga shërbimet e mbrojtësit, teksa nuk heqin dorë nga 50 milionë euro.
/GazetaBlic Sport/


