Lajme

Shefi i kabinetit të Presidencës: BE t’i sanksionojë veprimet e Vuçiqit

08/01/2022 16:41
nga:G B

Shefi i kabinetit të Presidencës, Blerim Vela, ka thënë e BE duhet t’i sanksionojë veprimet e Vuçiqit, raporton Gazeta Blic.

Përmes një postimi në Twitter, ai ka shkruar se Serbia mori mbështetje të plotë nga regjimi i Putinit për aksionet përshkallëzuese të djeshme në veri të Kosovës.

“Është një konfirmim se si Rusia e sheh Serbinë – një instrument për të destabilizuar Kosovën, rajonin dhe kontinentin evropian. Është koha që BE të sanksionojë veprimet e Vuçiqit”, ka shkruar Vela në Twitter./Gazeta Blic/