Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti janë duke mbajtur takim me amabsadorin amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, raporton Gazeta Blic.
Takimi vjen pas situatës së tensionur në veri, ku serbët kanë barrikaduar rrugët që çojnë në pikat kufitare Bërnjak dhe Jarinje.
Lajmin e kanë konfirmuar për Gazeta Blic nga Presidenca.
Takimi është duke u mbajtur me ambasadorin amerikan, kryeministrin dhe dy zëvendëskryeministra.


