Ish-koloneli i FSK-së Afrim Veseli është shprehur i gatshëm të rikthehet në FSK pas zhvillimeve të tensionuara në Veri të Mitrovicës.
Veseli ka thënë se është i gatshëm ta bëjë këtë në mënyrë vullnetare, raporton GazetaBlic.com
“Në mbrotje të atdheut të gjithë së bashku”, tha ai.
Më poshtë njoftimi i plotë:
Vullnetarishtë Ju drejtohem drejtuesëve të shtetit tim, në veqanti SH.P.FSK.
Bazuar në informacionet që jemi duke i dëgjuar nga mediat tona dhe prononcimet e institucioneve të Republikës, paraqitem vullnetarishtë për rikthim në detyrë në FSK-së, sipas vlerësimeve dhe nevojave të institucioneve tona.
Atdheu Nderi dhe Detyra.
Në mbrotje të atdheut të gjithë së bashku.
Kolonel Afrim Veseli në pension.
Prishtinë