Lajme

Një i vdekur dhe një i plagosur nga përleshjet mes forcave iraniane dhe talibane

07/31/2022 17:39
nga:G B

Rojet kufitare nga Irani dhe forcat talibane në Afganistan sulmuan njëra-tjetrën me armë zjarri, nga ku talibanët se një zyrtar kufitar vdiq dhe një tjetër është plagosur.

Meisam Barazandeh, guvernatori i qarkut lindor të Hirmandit të Iranit, tha se konflikti ishte i shkurtër dhe ka përfunduar.

Barazandeh tha se forcat iraniane dhanë “përgjigjen e nevojshme” dhe njoftoi se nuk kishte viktima nga pala iraniane.

Sipas mediave iraniane, shkëmbimi i zjarrit erdhi kur forcat talibane tentuan të ngritnin një flamur taliban në një zonë që nuk është pjesë e territorit të Afganistanit, raporton DW.

Burimet lokale thanë se njerëzit që jetojnë pranë kufirit në anën afgane u larguan teksa përleshjet u intensifikuan.