Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti kërkon shitjen e Mariano Diaz dhe Alvaro Odriozolas.
Sipas ‘Marca’, Mariano dhe Odriozola nuk bëjnë pjesë në planet e trajnerit Italian.
E përditshmja spanjolle njofton se Ancelotti u ka kërkuar drejtuesve të klubit shitjen e dyshes.
Mbetet të shihet nëse klubi do arrijë të largojë nga ekipi të dy lojtarët.


