Ajo kohëve të fundit po merr vëmendje të madhe me postimet që herë pas here bën në rrjete sociale.
Bëhet fjalë për aktoren dhe deputeten e Kuvendit të Kosovës, Adriana Matoshi, e cila njëherësh komentohet mjaft shumë për paraqitjet në Instagram.
Kësaj radhe, nëna e katër fëmijëve është shfaqur në formë të mirë me një fustan me nuanca ari të shkurtër.

Dukjen e ka kompletuar me një palë sandale ngjyrë kafe si dhe ka vënë në fokus një unazë të madhe ari.



