Ish Presidenti Ilir Meta ka reaguar menjëherë pas shkrimit të Kryeministrit Edi Rama lidhur me përmendjen e emrit të tij nga Autoriteti i Dosjeve.
Ilir Meta: Ju përshëndes me këtë karikaturë të karikaturistit të preferuar të Sigurimit, Edi apo Edvin Rama, përshtatur në një shkrim të revistës “Në shërbim të popullit”, 10 tetor 1983, ku çuditërisht në shkrimin e porositur nga Sigurimi flitet për heroizmin e një “Mata Hari” shqiptare të quajtur Neta.


