Rusia është duke financuar institucionet ilegale serbe në Kosovë. Këtë e ka bërë publike vetë drejtori i të ashtuquajturës “Zyra për Kosovën” në Qeverinë e Serbisë gjatë një takimi me drejtorët e institucioneve shëndetësore ilegale serbe nga Kosova, të mbajtur në Beograd.
Nese i referohemi veprimeve që janë ndërmarr nga institucionet e sigurise të Republikës se Kosoves të cila kanë indetifikuar persona të cilet punojnë në kuadër të misioneve ndërkombetare në Kosovë dhe Bonsje ku nga verifikimi kanë rezultuar që janë oficerëve të inteligjencës ushtarake ruse të GRU-së që shërbenin në Kosovë dhe BeH , Andrei Nikolayevich Antonov, Mikhail Krasnoshchekov, Alexander Kasatkin, Vyacheslav Gannenko, Olga Mokrova, Igor Kulga.
Pra aktiviteti i oficereve GRU nuk është që do të ndalen nese i referohemi një rasti të diteve të fundit që ka ndodhur ne veri të vendit ku dy qytetar Francez me vetur të marrur me qira në Mal të Zi me tabela ruse kanë hyë në territorin e Kosovës përmese rrugeve alternative të kontrandes dhe janë vrrejtur nga zyrtaret policor të cilet kanë ndërrmarr gjitha veprimet operacional.
Është interesant faktet nga rasti i fundit që ka ndodhur:
1. Vetur me qira nga Mali i Zi
2. Shtetas Francez
3. Hyrja ne territori të Kosovës në rruget ilegale
4. Hyrja nga territori i Serbis
Duke ditur institucionet e siguris dhe inteligjences të Kosovës peshen që ka territori në veri janë të mobilizuar që ta monitorojnë çfarë do aktiviteti të mundëshem nga çfarë do strukture e cila mund të cenojë sigurinë e vendit.
Sepse është e natyrshme që aktivitet të tilla nga keto struktura të kemi në vazhdimësi sepse dihet që Kosova ka marrë një mori veprime të cila ndërlidhet me luften kundër krimit dhe kontrabandes në veri , largimin e targave të akronimeve të qyteteve të Kosovës të cilat janë të prodhura në Serbi nga përdorimi në Kosove.
Nese bazohemi edhe në deklarimin e Presidentit të Serbis i cili ndërtjerash potenconë që dialogu si proces ka vdekur në keto rrethan , athere mund të nënkuptohet që strukturat paralele serbe të mbështetura nga Serbia /Rusia dhe strukturat e siguris janë duke tentuar në vazhdimësi që nga trazirat e marsit 2004 që të krijojnë tencione ndëretnike në vend duke paraqitur një situate jo reale dhe në favor të propagandes serbe/ruse dhe kështu të ndryshojë rrjedha në terren dhe të kene një argument shtese në procesin e dialgut.
Serbia do tentonë që të angazhohet në dy drejtime të cilat janë:
a. Fuqizim dhe aktivizim gjithe mekanizmit të sigurise të serbis në veri të vendit përmese ndihmes edhe të strukturave Ruse duke prodhuar tencione si dhe krizë humanitare si argument për të vepruar lirshem atje.
b. Angazhimin politik ndërkombetar përmese Kines edhe në Këshillin e Sigurimit në OKB duke shfrytezuar këtë të fundit si avokat të saj si rezultat i humbjes se peshes Ruse në këtë institucion.
Kosova është e pregaditur , ka kapacitete të nevojshme për të parandaluar çfarë do veprimi kriminal nga keto struktura paralele – shtetrore të Serbis dhe Rusise në Kosovë.