Sporti

PSG kërkon me çdo kusht Milan Skriniar, Interi nuk pranon ofertën

07/30/2022 14:33
nga:Mergim Rreci

Drejtori i futbollit i PSG-së, Luis Campos, ka punuar javët e fundit për nënshkrimin e Milan Skriniar (Inter), por operacioni nuk është i lehtë për t’u përfunduar.

Sipas Le10Sport, qendërmbrojtësi është prioriteti mbrojtës i Paris Saint-Germain, por negociatat nuk po përparojnë, përcjell GazetaBlic Sport.

Interi do të jetë i disponueshëm për të hequr dorë nga lojtari vetëm nëse skuadra pariziane paguan atë që dëshiron.

Problemi është se PSG nuk dëshiron të arrijë vlerat që aspirojnë italianët, por thuhet se do të ketë një takim gjatë mbrëmjes së sotme, atje ku pritet të vendoset gjithçka.

/GazetaBlic Sport/