Lajme

Vetaksident me kamion në autostradën “Arbër Xhaferi”, vdes një person

07/30/2022 11:57
nga:Astrit Gashi

Një person ka vdekur në autostradën “Arbër Xhaferi” si pasojë e vetaksidentit me kamion.

Policia e Kosovës ka konfirmuar dhe tha se përveç policisë, në vendngjarje shkuan edhe zjarrfikësit dhe ambulanca.

“Në ora 09:45 policia është njoftuar për një aksident trafiku në autostradën ‘Arbër Xhaferi’ (hyrja në Bibaj). Në aksident është përfshirë një automjet (kamion) i cili është rrotulluar. Në vendngjarje, pos policisë kanë dalë edhe zjarrfikësit, ndihma e shpejtë e ekipe tjera. Si pasojë e aksidentit, sipas ekipit emergjent mjekësor, një person është pa shenja jete”, thuhet në njoftim.