Sporti

Pique kritikonte Real Madridin për shpenzimet e mëdha para 9 viteve, sot Barcelona “mbretëron” merkaton

07/30/2022 10:42
nga:Mergim Rreci

Gerard Pique kritikoi ashpër investimin e madh të bërë nga Real Madrid në një intervistë nëntë vjet më parë.

Asaj kohe, Real Madridi kishte shpenzuar një shumë të bujshme për transferimin e tre futbollistëve, Bale, Isco, Illarramendi.

“Real Madridi nuk mund të kalojë një vit pa fituar tituj dhe ka shpenzuar 160 milionë për tre lojtarë: Illarramendi, Isco dhe Bale. Barcelona nuk mund ta bëjë këtë. Ne e dimë që jemi të ndryshëm sepse mund të konkurrojmë kundër tyre pa pasur nevojë të shpenzojmë kaq shumë para. Natyrisht, ne mund të nënshkruajmë Neymar për 60 ose 70 milionë euro, por jo tre ose katër lojtarë. Ne jemi një klub i varfër, por po konkurrojmë me klubin më të pasur nga të gjithë”, tha qendërmbrojtësi në vitin 2013, përcjell GazetaBlic Sport.

Barça është pa tituj fitues dhe tashmë ka investuar më shumë se 150 milionë euro në terma fikse dhe gati 25 milionë euro në bonuse për të nënshkruar me tre lojtarë: Raphinha, Lewandowski dhe Kounde. Skuadra katalunase bëri pikërisht atë që Pique e kritikoi Real Madridin në vitin 2013.

/GazetaBlic Sport/