RB Leipzig dhe Bayern Munich do të përballen sonte në “Red Bull Arena”, me të dyja skuadrat që kërkojnë të sigurojnë trofeun e Superkupës së Gjermanisë.
Leipzig do të paraqitet në këtë finale për herë të parë pas triumfit të sezonit të kaluar në Kupë, ndërsa Bayern po kërkon trofeun e gjashtë në shtatë vitet e fundit në Superkupë, shkruan GazetaBlic Sport.
Pas largimit të Robert Lewandowskit, Sadio Mane pritet të jetë në krye të sulmit tek skuadra e drejtuar nga Julian Nagelsmann.
Ky takim fillon në ora 20:30 dhe këto pritet të jenë formacionet e ndeshjes.
Leipzig: Gulacsi; Simakan, Orban, Halstenberg; Henrichs, Kampl, Laimer, Angelino; Nkunku, Silva, Olmo
Bayern Munich: Neuer; Davies, Hernandez, De Ligt, Mazraoui; Kimmich, Gravenberch; Sane, Muller, Mane; Gnabry
/GazetaBlic Sport/


