Trajneri i Tottenham, Antonio Conte nuk ishte aspak i kënaqur që trajneri i Bayernit kishte folur për Harry Kane.
Julian Nagelsmann zbuloi se tashmë ka folur me italianin dhe se gjithçka është zgjidhur, përcjell GazetaBlic Sport.
“Përgjigja e Conte nuk ishte dramatike. Unë kam një marrëdhënie të mirë me të dhe kjo çështje tashmë është zgjidhur”, sqaroi trajneri i Bayernit, i cili më parë tha se Kane ishte një lojtar i shkëlqyer, mund të shënonte shumë gola në Bundesligë dhe la gjithçka të hapur për të ardhmen.
Conte u përgjigj: “Kurrë nuk kam folur për lojtarë nga ekipe të tjera. Nuk e di pse e bëri. Më duket pak si mosrespektim.”
/GazetaBlic Sport/


