Liverpool dhe Manchester City do të përballen sot në finalen e Community Shield në stadiumin “King Power”.
Të dy skuadrat kanë qenë aktive në afatin kalimtar të verës, duke punuar të rrisin potencialin e tyre përpara sezonit të ri të Premier League, i cili fillon pas gjashtë ditësh, shkruan GazetaBlic Sport.
Në qendër të vëmendjes do të jetë Erling Haaland, i cili i’u bashkua Cityt nga Borussia Dortmund për 51 milionë funte.
Ndërkohë, nënshkrimi i ri multi-milionësh i Liverpool-it, Darwin Nunez do të bëjë gjithashtu debutimin e tij, pasi u bashkua nga Benfica në fillim të këtij muaji për një tarifë rekord klubi prej 81 milionë funtesh.
Ndeshja luhet sot në ora 18:00 dhe pritet të jetë një takim që do të dhurojë shumë spektakël.
/GazetaBlic Sport/


