Lajme

Glauk Konjufca voton sërish në kundërshtim me LVV-në

07/29/2022 13:38
nga:N M

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca sërish nuk ka votuar njëjtë sikur kolegët e tij në Vetëvendosje.

Kësaj radhe, ai ka abstenuar në lidhje me Ligjin e propozuar nga PDK-ja, për rregullimin e çmimit të ilaçeve.

Konjufca ka abstenuar, përderisa 42 kolegë të tij në Vetëvendosje votuan kundër.

Kjo është hera e tretë që Konjufca voton ndryshe nga qëndrimi i Vetëvendosjes. Një nga rastet e tjera, ishte edhe për Byronë e Konfiskimit të Pasurisë.

Deputetët e pozitës pamundësojnë miratimin e ligjit për çmimin e barnave