Shefi i grupit parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, (PDK), Abelard Tahiri, tha se çështja e çmimeve të barnave duhet të rregullohet sa më shpejt përmes Projektligjit për rregullimin e çmimeve medicinale.
Tahiri tha që pacientët e Kosovës janë detyruar të mbulojnë 40% të shpenzimeve të tyre, në vend se ato t’ua mbulojë shteti 100%.
“Në vitin 2018, Banka Botërore në një studim në Kosovë pati thënë që pacienti në Kosovë nga 100 përqind që duhet mi mbulu shteti, i mbulon 40 për qind të shpenzimeve”, tha Tahiri gjatë seancës së sotme të Kuvendit të Kosovës.
Ai tutje tha se e kanë përgjegjësinë që ta rregullojmë sa më shpejtë këtë çështje me ligj.


