Lajme

Dreshaj për rregullimin e çmimeve të barnave: Pozita nuk dëshiron që ligjin ta propozojë opozita

07/29/2022 12:11
nga:Astrit Gashi

Edhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, i ka dhënë përkrahje projektligjit për rregullimin e çmimeve të barnave dhe produkteve medicinale.

Deputeti i AAK-së, Shemsedin Dreshaj, ka thënë se fakti që këtë projektligj po e propozon opozita nuk duhet ta pengojë mazhorancën.

“Më mirë është një ligj i keq sesa pa ligj. Të mos harrojmë se gjitha vendet e rajonit e kanë një ligj dhe ky ligj është i gatshëm. Unë i kisha rekomanduar këtij kuvendi, që nëse pozita nuk dëshiron që këtë ligj ta propozojë opozita, atëherë e ndërrojmë”.