Lajme

Dy viktimat në aksidentin e sotëm në Podujevë, janë nga kjo familje

07/29/2022 10:03
nga:Gazeta Blic

Mëngjesi i së premtes ishte fatal për një familje nga Malisheva (emër i njohur për redaksinë), e cila po vinte në vendlindje nga Sllovenia.

Ata u aksidentuan në fshatin Sibovc të Podujevës, ku goditën nga mbrapa një autobus.

Dy personat e vdekur në këtë aksident, janë burrë dhe grua, 36 dhe 35 vje, derisa të lënduar rëndë mbetën dy fëmijët e viktimave, tre dhe pesë vjearë.

Rasti është konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës.

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti ka dhënë detaje rreth kësaj tragjedie.

“Rreth orës 04:40 kemi pranuar informatën se në rrugën Prishtinë – Podujevë, ka ndodhur një aksident trafiku me pasoja fatale. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira, një veturë (me targa të huaja) e cila ka qenë në lëvizje dhe një autobus. Si pasojë e aksidentit lëndime të rënda trupore kanë pësuar katër persona, dy prej tyre nuk kanë arritë të përballojnë plagët dhe të njëjtit kanë ndërruar jetë .

Vdekjen e tyre e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje. Trupat e viktimave :

Sh.S, mashkull, 36 vjeç dhe M.S, femër, 35 vjeç janë dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore, ndërsa dy personat tjerë të lënduar (fëmijë) janë dërguar për tretman mjekësor”, ka thënë Ahmeti.