Sporti

Shkëndija në raundin e tretë të Conference League, ka punë të vështirë ndaj skuadrës suedeze

07/29/2022 08:49
nga:Mergim Rreci

Shkëndija ka triumfuar 3-1 ndaj letonëve të Valmierës dhe duke avancuar në raundin e tretë eliminator të Conference League.

Rezultati nga të dy ndeshjet ishte 5 me 2, atje ku në raundin tjetër do të përballet me suedezët e AIK-ut,  transmeton GazetaBlic Sport.

Bejtullai, Doriev dhe Ramadani shënuan për kuqezinjtë, që vijojnë të konfirmohen një kockë e fortë në Evropë, teksa bashkë me Shkupin e Ballkanin, do të jenë skuadrat e vetme shqiptare që do të vijojnë aventurën europiane.

Skuadra e AIK është një skuadër shumë e vështirë për t’u kaluar, por që skuadra shqiptare do të kërkojë befasinë e madhe.