Jürgen Klopp hodhi poshtë hipotezat se Roberto Firmino është afër largimit nga Liverpool, kjo në një ditë kur lajmet nga Italia jehonin se një marrëveshje me Juventusin praktikisht ishte përmbyllur, me një perspektivë transferimi prej rreth 23 milionë euro.
Golashënuesi brazilian, figura e një treshe magjike të formuar në Liverpool me Salah dhe Mane, nuk ka tashmë kohën e duhur në Angli dhe raportohej se do të kalonte tek Juventus, përcjell GazetaBlic Sport.
Pasi ka humbur tashmë shërbimet e Sadio Mane nga Liverpool, Klopp refuzoi të pranonte largimin e sulmuesit brazilian.



